PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani Durres



SPAR
02.06.2016, 11:59
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.

Pozicioni: Menaxher/e Dyqani
Grada: 8
Departmenti: Departamenti Operacional
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit; Përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyra dhe Përgjegjësi:


Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
Të supervizojë procesin e porositjes;
Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut. Është përgjegjës për diferencat në stok në rastet e kontrolleve të ndryshme rutinë, ditore dhe inventaret;
Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
Të jetë pjesëmarrës në diskutime me klientët dhe të mbikqyrë shërbimin e klientit;
Të marrë vendime dhe përgjegjësi përballë dhe për klientin;
Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit;
Të organizojë grafikun e kohës së punës dhe turnet për personelin, sipas nevojave të dyqanit;
Të sigurojë që stafi është i pajisur me uniformën përkatëse të miratuar;
Të garantojë sigurinë teknike të mallrave dhe të njerëzve;
Të jetë bashkëpunues dhe komunikues me të gjitha departamentet për zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike dhe menaxheriale;
Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
Parandalimin e dëmtimit të produkteve në sallën e shitjes dhe magazinë;
Ndjek temperaturën e aparaturave frigoriferike;
Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standarteve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
Vendosja dhe prania e etiketave të çmimeve në dyqan, etj.


Kërkesat:


Edukimi: Diplomë Universitare, (preferohet në profilin ekonomik).
Eksperiencat e punës: 5 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme,
Kualifikime të tjera:



Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.



Aftësi të tjera:



Aftësi për te punuar në skuadër;
Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 20/06/2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.