PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor



TELEPERFORMANCE ALBANIA
09.05.2016, 10:44
TELEPERFORMANCE ALBANIA leader botëror në shërbimet contact center, e pranishme në Shqipëri me dy selitë e saj në Tiranë dhe Durrës, kërkon të rinj dinamikë dhe të motivuar.

Në Tiranë, për projektin Delivery and Hero po kërkojmë:

1 Supervizor


Roli dhe Përgjegjësitë:

· Të menaxhojë dhe çojë përpara një grup operatorësh që duhet të përmbushin dhe tejkalojnë performancën, cilësinë dhe pritshmëritë e përdoruesve finalë, pritshmëritë e klientëve dhe çdo parametër tjetër operativ të rëndësishëm duke i udhëhequr, mbështetur dhe trajnuar ata.
· Të analizojë ecurinë e grupit dhe të operatorëve si edhe parametrat e cilësisë rregullisht gjatë turnit të tij për të bërë të mundur që të gjithë parametrat operativë të jenë në përputhje me objektivin.
· Të ndjekë gjithë fazat e TOPS për të administruar skuadrën çdo ditë duke bërë të mundur që 80% të turnit ta kalojë duke menaxhuar skuadrën e vet.
· Të asistojë, motivojë, vlerësojë dhe pregatisë operatorët e vet për të përmbushur dhe tejkaluar objektivat individualë dhe ato të grupit.
· Të kryejë monitorime të rregullta të kontakteve që administrohen nga grupi që drejton dhe të hartojë feedback-ët e duhur, coaching dhe trajnime për të bërë të mundur që operatorët të përmbushin kriteret minimale të klientit.
· Të ruajë dhe ofrojë në mënyrë proaktive nivelet e kërkuara të shërbimit duke maksimizuar produktivitetin e grupit për të garantuar përmbushjen e objektivave operativ.
· T'u japë suport në “kohë reale” operatorëve që hasin vështirësi gjatë telefonatës dhe të menaxhojë kërkesat e klientëve të nxehur dhe të pakënaqur duke ndërhyrë menjëherë dhe në mënyrë profesionale.
· Të garantojë që të gjitha politikat dhe procedurat e Teleperformancës të respektohen dhe jo vetëm ato që kanë të bëjnë me Security, HR, Operations etj. Për shkelje të mundshme të këtyre politikave dhe procedurave të kompanisë do të njoftohet menjëherë Teleperformance Management.


Kriteret:

· Minimumi Diplomë të Shkollës së Mesme
· Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane
· Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
· Njohuri shumë të mira të përdorimit të Kompiuterit / njohuri të paktës Office
· Përvojë të paktën 1 vjeçare si supervizor në gjuhën gjermane
· Interpersonal skills
· Aftesi komunikuese
· Aftesi per zgjidhjen e problemeve
· Aftesi analitike
· Aftesi lidershipi
· Aftesi menaxheriale
· Aftesi planifikuese dhe organizimi
· I orientuar ndaj sherbimit te klientit
· Fleksibel
· Aftesi te punoje nen presion
· I motivuar
· Te punoje ne grup
· Menaxhim te mire te kohes
· Te kete njohuri dhe te kuptoje KPI


Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre në adresën e mëposhtme të emailit: reclutamento@teleperformance.al

(Jeni të lutur të specifikoni pozicionin për të cilin po aplikoni)

Afati i fundit i aplikimit: 09.05.2016