PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Recepsionist/e



Plus Communication
28.04.2016, 16:17
Titulli i punes: Recepsionist/e

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:



Manaxhimin telefonatat/fakset hyrëse dhe dalëse;
Te marrë mesazhet dhe të sigurojë transferimin e tyre te punonjësve e duhur;
Mirëpresë vizitorët dhe t’i shoqëroje ata në zyrat përkatëse ose në sallat e mbledhjeve;
Të mirëmbajë protokollin hyrës dhe dalës sipas procedurave të kompanisë;
Të presë postën, të shpërndajë dhe arkivojë gjithë postën hyrëse;
Të hartojë dokumenta të ndryshëm sipas standardeve dhe të sigurojë një ambient të këndshëm të recepsionit dhe vendit të pritjes;
Të përkthejë materiale të ndryshme që mund t’i jepen nga stafi;
Të ndihmojë në planifikimin dhe përgatitjen e takimeve kur t’i kërkohet;
Kryejë funksione të tjera sekretariale për një manaxhim sa më të mirë të zyrës.



Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Diplomë universitare, preferohen Gjuhët e Huaja ose Shkencat Sociale;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Njohuri dhe përdorim shumë të mirë të programeve të Microsoft Office;
Të dijë të përdorë pajisjet e zyrës si kompjuteri, printerat, fotokopjet, faks dhe skaner;
Të jetë i/e përgjegjshëm dhe të jetë i/e kujdesshëm ndaj detajeve;
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese si në të folur ashtu dhe në të shkruar me të gjitha nivelet hiearkike;
Aftësi për të planifikuar, për të vendosur prioritete dhe për të organizuar punën në mënyrë efektive;
Të jetë diplomat/e dhe i/e kujdesshme kur komunikon me palet e treta;
Të lexojë e kuptojë udhëzimet dhe informacionet;
Të ketë paraqitje etike profesionale;


Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 09 Maj 2016