PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Sistemues



SPAR
22.06.2016, 16:12
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.

Pozicioni: Sistemues
Grada: 4
Vendodhja: Tirane
Përmbledhja e pozicionit: Roli i sistemuesit është të pranojë dhe të sigurojë prezencën dhe vendosjen e rregullt të produkteve sipas procedurave të kompanisë;Punon drejtpërdrejtë me kolegët e tij/saj në skuadër.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, asortimenteve, higjienës dhe standardeve të punës;- Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;- Merr furnizimin dhe e sistemon në magazinë;
- Sistemon produktet nëpër rafte dhe kujdeset për mirëmbajtjen pastër dhe me rregull të tyre;
- Kujdeset që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të jenë të pajisura me barkode;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave të rafteve (çmimi dhe oferta);
- Prezanton para klientëve produktet që kanë nevojë për prezantim;
- Ndihmon klientët në rastet kur ata kanë nevojë për ndihmë;
- Njeh produktet që tregtohen në dyqan dhe funksionin e tyre, etj.
Kërkesat: a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.b. Eksperiencat e punës: 6 muaj-1 vit në pozicione të ngjashme. c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
d. Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.
-
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al (hr@almark.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 30/06/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.