PDA

View Full Version : Dhërmi - Drymadhes, ofroj vend pune Kryerecepsionist



Altea Beach Lodges
26.04.2016, 19:02
Kompania: Albresorts
Website: www.albresorts.com (http://www.albresorts.com)
Pozicioni i punës: Kryerecepsionist
Vendodhja e punes: Dhërmi, Drymadhes
Kohëzgjatja: 4 Muaj- 5 Muaj

Përshkrimi i punës:
Qëllimi kryesor i kryrecepsionistit është te përgjigjet me mirësjellje të gjitha kërkesave te klientit, si dhe të luaj një pjesë në menaxhimin e përgjithshëm të recepsionit.

Detyrat dhe përgjëgjësitë


Tu përgjigjet të gjitha rezervimeve nga rruga, me e-mail apo nga OTA
Të përmbush procedurat kur klienti mbërrin apo ikën.
Të bëj përzgjedhjen e dhomave dhe të dorëzoj celsat
Të merret me pagesat (kesh apo me kartë kreditit)
Gatishmëri dhe përballje në mënyrë efektive e të sjellshme kundrejtë ankesave te klientit, duke kërkuar për një zgjidhje sa më efikase për to.
U përgjigjet pyetjeve per Hotelin dhe zonën përreth.
Mirëmban profilin e hotelit ne OTA (booking.com/expedia.com/Airbnb etj)
Mirëmban sistemin e rezervimit dhe lidhjet me kanalet e shitjeve online.
Trajnon recepsionistin per sistemin e rezervimeve
Suporton dhe mbështet recepsionistin edhe jashtë orarit zyrtar të punës.
Merret me reklamimin e hotelit apo të ofertave të ndryshme, nëpermjet e-mail dhe medias sociale.
Performon detyra të tjera të kërkuara nga manaxheri (në kuadrin e vendit të punës dhe mundësive)


Aftësitë dhe përvojat:


Aftësi të mira komunikative me shkrim dhe gojë.
Të ketë njohuri të mira të anglishtes,e folur dhe e shkruar.
Qasje miqësore dhe mikëpritëse, si dhe të pëlqejë të punojë me njerëzit.
Aftësi për të qëndruar e qetë gjatë situatave të vështira.
Aftësi të punojë dhe të përballojë presionin që mund të shkaktojë puna.
Standart të mirë edukimi, aftësi bazike kompjuterike.
Aftësi për të punuar pa mbikqyrje.
Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, duke përfshirë këtu një komunikim të këndshëm telefonik.
Aftësi të mira administrative si dhe aftësi për të përdorur e-mail dhe sistemet e rezervimit.
Aftësi të mira të punës në grup.
Përvojë të mëparshme në lidhje me shërbimin ndaj klientit.
Njohuri në mediat sociale.


Cel. : +355692069011