PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor Departamenti Tekstile



SPAR
24.05.2016, 14:19
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.
Pozicioni: Supervizor Departamenti
Departmenti: Tekstile
Grada: 7
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Roli i Supervizorit të Departamentit është të asistojë dhe ndihmojë Menaxherin e Departamentit në të gjitha proceset ditore të punës;
Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, higjienës, standarteve të punës, etj.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Zbaton procedurat e brendshme për prezencën e uniformës së punës. Siguron higjienën personale në punë dhe përdorimin e paisjeve të sigurisë;
- Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;
- Zbaton procedurat e brendshme për higjienën në vendin e punës: siguron që produktet janë sipas standarteve të higjienës;
- Pranon, vendos produktet në zonën e caktuar të departamentit në magazinë sipas standarteve të kompanisë;
- Përgjegjës për prezencën e të gjitha produkteve në department: nxjerr produktet nga magazina dhe vendos në rafte sipas familjeve të tyre, duke zbatuar principin “FIFO” (i pari brenda, i pari jashtë);
- Kontrollon datat e skadencës dhe prezencën e përkthimeve të produkteve, informon Menaxherin e Departamentit për çdo problem me produktet;
- Informon Menaxherin e Departamentit nëse produktet mungojnë në dyqan dhe magazinë;
- Siguron që çmimet janë korrekt, ndryshohen në kohë dhe janë të ekspozuara mirë për klientët;
- Siguron që të gjitha shenjat she tabelat informuese janë të ekspozuara mirë për klientët dhe të vendosura në vendet e duhura;
- Njeh në menyrë të shkëlqyer artikujt e katalogut dhe artikujt e tjerë në promocion;
- I shërben klientit në mënyrën e duhur, nëse është e nevojshme i jep klientit informacionin shtesë;
- Zbaton me përpikmëri oraret e punës ditore/javore/mujore;
- Informon Menaxherin e drejtpërdrejtë për problemet në departament dhe propozon zgjidhje të mundshme;
- Merr pjesë në procesin e inventarizimit;
- Merr pjesë në projektet lidhur me operacionet e dyqaneve;
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Menaxheri i drejtpërdrejtë duke zbatuar rregullat e sigurisë në punë;
- Asiston dhe kur nevojitet zvendëson Menaxherin në punën organizative të departamentit, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
b. Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në këtë fushë.
c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
d. Aftësi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
- Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;
- Aftësi e delegimit të detyrave;
- Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 10/06/2015

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.