PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Manager of Non Food Department



SPAR
17.05.2016, 15:55
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.

Pozicioni: Menaxher për sektorin Joushqimor, Tekstile dhe Bazar
Departmenti: Operacional
Grada: 8
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Të organizojë, menaxhojë dhe kontrollojë aktivitetet e departamenteve sipas politikave dhe procedurave të Hipermarketit; Përgjegjës për shërbimin e shkëlqyeshëm të klientëve, ofertat promocionale të shitjeve dhe menaxhimin e punonjësve të departamenteve; Punon drejtpërdrejt me Menaxherin e Hipermarketit si dhe me skuadrën e Hipermarketit për të përmbushur detyrat në punë dhe për të arritur rezultate të larta në department.

Detyra dhe Përgjegjësi:
Asetet
- Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit të klientëve;
- Ndjek procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proceset e shitjeve dhe higjienës në department;
- Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitetet e tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
- Siguron trajnimet e punonjësve të departamenteve mbi produktet dhe implementimin e tyre në raft.

Burime Njerëzore
- Monitoron ndjekjen e procedurave të kompanisë për higjienën dhe sigurimin në punë nga punonjësit e departamenteve;
- Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamenteve;
- Përgatit planin vjetor të lejeve për punonjësit e departamenteve duke marrë parasysh legjilacionin në fuqi dhe nevojat operacionale të Hipermarketit;
- Monitoron performancën e punonjësve të departamenteve bashkë me Menaxheren e Burimeve Njerëzore, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve;
- Përgjegjës për zhvillimin e punës së skuadrës duke i drejtuar ata me shembullin personal.

Organizimi i shitjeve
- Përgjegjës për kushtet të mira të produkteve në departament duke punuar drejtpërdrejt me Menaxherin e Pranimit të Mallrave;
- Monitoron ndjekien e procedurave në lidhje me produktin vendas, produktet e markës dhe stokun e produkteve në segmentin e ofertave;
- Siguron rotacionin e duhur të produkteve dhe ndjek principin FIFO (First in, first out);
- Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon saktësinë e etiketave të çmimeve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme.

Financë
- Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit;
- Monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;
- Monitoron sasinë e produkteve të dëmtuara;
- Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Menaxheri i Hipermarketit, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi: Diplomë Universitare, (preferohet në Administrim Biznesi).
b. Eksperiencat e punës: Minimumi 3 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Kualifikime të tjera në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë do të përbënin avantazh.
d. Aftesi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
- Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;
- Aftësi e delegimit të detyrave;
- Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.
- Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 05/06/2015

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.