PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh



Profesionisti Recruitment Agency
12.05.2016, 13:45
Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin:
Përfaqësues Shitjesh

Agjencia e Punësimit ‘’Profesionisti’’, pjesë e ‘’Çelësi Media Group ‘’, ofron shërbime rekrutimi të fokusuara tek punëkërkuesit dhe bizneset e mesme dhe të mëdha. Ne kombinojmë më të mirën e praktikave aktuale globale të rekrutimit dhe vlerësimit me nivelin e shërbimit ndaj punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Profesionisti është në kërkim të një personi energjik dhe ambicioz që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.
Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:

1. Rritur në mënyre të ndjeshme numrin e kontratave për shërbimet e rekrutimit që ofron Kompania;
2. Realizuar objektivat e shitjes të përcaktuara;

Përfaqësuesi i Shitjeve është një mundësie e shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u zhvilluar nga ana profesionale, duke iu bashkuar një ekipi të përkushtuar dhe një biznesi profesional. Përfaqësuesi i Shitjeve duhet të ketë një përvojë të mëparshme (të paktën 2 vjet) në shitje tek bizneset e mesme dhe të mëdha dhe një rrjet të konsoliduar kontaktesh të bizneseve në Tiranë. Të ketë aftësi te forta marketingu dhe shitje. Përbën avantazh eksperienca në sektorin e rekrutimit dhe/ose në sektorin e burimeve njerëzore, përfundimi i studimeve te larta dhe njohuri të gjuhëve te huaja, përkatësisht Anglisht dhe Italisht.

Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV tuaj bashkangjitur.