PDA

View Full Version : Arkëtar, Durrës



Union Bank
15.04.2016, 11:15
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.

Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një punonjësi në pozicionin e Arkëtarit në Durrës, për një periudhe 1 vjeçare, ndaj ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Arkëtar


Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:


Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash.
Siguron proçesim të saktë dhe efiçentë për klientët.
Shet produktet dhe shërbimet e Bankës.
U ofron shërbim të saktë, të shpejtë dhe cilësor klientëve.


Profili i kërkuar:


Arsimi i lartë ekonomik ose në fushë të ngjashme me të konsiderohet avantazh.
Aftësi të ndërveprimit me klientët.
Korrekt dhe i saktë.
Preferohet eksperiencë e mëparshme në të njëjtën fushë.
Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterit.


Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 22 Prill 2016:
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- CV
- Kopje të diplomës dhe listës së notave

në njërën nga adresat e mëposhtme ose në degët e Union Bank në Durrës:

Union Bank
Blv. Zogu I, përballe stacionit të trenit
E-mail: hr@unionbank.al
Tiranë

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.