PDA

View Full Version : Lac, ofroj vend pune Oficer Kredie



VisionFund Albania
22.04.2016, 12:43
Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, Institucioni Mikrofinanciar i Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

OFICER KREDIE NË ZYRËN LAÇ

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
· Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
· Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren
· Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë
· Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët
· Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit
· Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet
· Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje
· Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
· Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme si dhe të njohë mirë zonën e Laçit ( e preferueshme të jetojnë në Laç)
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
· Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave
· Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren
· Të ketë aftësi negociuese
· Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
· Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit
· Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi
· Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
· Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës
· Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme (Ju lutem, specifikoni eksperiencën tuaj në drejtimin e makinës në dokumentacionin e aplikimit).

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 24 Prill, 2016 ora 20:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,
email : hr@visionfund.al (hr@visionfund.al)