PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Fabrike



ep & partners consultancy sh.p.k
19.04.2016, 10:33
eppc kërkon një Drejtor Fabrike për një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e prodhimit mekaniko-industrial.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Mbikëqyr procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive;
2. Planifikon dhe Organizon punën dhe proceset ne fabrikë;
3. Vlerëson kostot e prodhimit;
4. Vendos dhe ndjek standardet e cilësisë;
5. Kontrollon zbatimin e programeve të kontrollit të cilësisë;
6. Mbikëqyr, drejton dhe motivon stafin,
7. Vlerëson performancën e stafit;
8. Përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive;
9. Siguron ndjekjen e udhëzimeve të shëndetit, mjedisit dhe sigurisë;
10. Siguron blerjen e drejtpërdrejte të lëndëve të para, gjysmë të gatshme dhe materialeve të paketimit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike (domosdoshmëri);
· Përvojë pune mbi 5 vjet si drejtues mekaniko-industrial;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, (njohja e Italishtes përbën avantazh);
· Njohuri të mira të materialeve, lëndëve të para dhe gjysmë të gatshme;
· Përvojë në planifikimin dhe monitorimin e prodhimit;
· Njohuri të mira të paketës MS Office;
· Aftësi drejtuese, komunikuese dhe të menduar analitik.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor Fabrike;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Aplikimet mbyllen: 22.04.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.