PDA

View Full Version : Tirane, oferte Blerje artikuj kancelarie



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
06.04.2016, 16:06
Ftesë për Ofertë

Tiranë me, 07.04.2016

Ju njoftojmë se shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, ka hapur ftesën për ofertë me objekt:

Blerje Artikuj Kancelerie
I. Oferta juaj duhet të përbëhet nga:
Oferta Teknike-Ligjore, e cila paraqet Kriteret e Pranimit / Kualifikimit dhe duhet të përpilohet sipas kërkesave të renditura me poshtë:
Kriteret e Pranimit / Kualifikimit:

1. Kopje të Ekstraktit Historik, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
2. Një dokument që vërteton se subjekti juaj i ka plotësuar detyrimet fiskale, si dhe detyrimet e sigurimeve lëshuar nga Administrata Tatimore.
3. Subjekti juaj duhet të provojë kryerjen / realizimin e shërbimeve të së njëjtës natyrë, të realizuara gjate 2 (dy) viteve të fundit të aktivitetit të shoqërisë.
Shënim: Dokumentacioni i kërkuar në Kriteret e Pranimit / Kualifikimi në pikat nga 1 deri në 2, duhet të vërtetohet përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga data e fundit e dorëzimit të ofertës. Dokumentat e mësipërme mund të paraqiten origjinal ose të noterizuar.

Ofertuesit të shpallur fitues do ti kërkohet ky dokumentacion në origjinal ose i noterizuar.



Dorëzimi i Ofertës


Dokumentacionet duhet të dorëzohet në dy zarfa:

1. Zarf të mbyllur me Ofertën Ekonomike dhe

2. Zarf të mbyllur me Ofertën Tekniko-Ligjore të kërkuara si më lart, të cilët duhet të jenë të vulosur nga kompania në pjesën e ngjitjes së zarfave. Në zarfa duhet të ketë të shkruar qartë: “Blerje Artikuj Kancelerie”, Emrin e Kompanisë që e dërgon si edhe në njërin të ketë të shkruar Ofertën Ekonomike dhe në tjetrin Ofertën Tekniko-Ligjore.

Të dy zarfat me dy Ofertat (Ekonomike dhe Tekniko-Ligjore) duhet te protokollohen pranë sekretarisë të Zyrave Qendrore të organizatës dhe Kompania duhet të sigurohet që kjo ofertë është protokolluar. Për të shmangur cdo paqartësi, kërkojmë që përfaqesuesi i kompanisë të mos largohet nga Zyrat Qëndrore të organizatës pa marrë numrin e protokollit të ofertës.
Në rast se oferta juaj dorëzohet e hapur, me e-mail, fax ose në ndonjë mënyrë tjetër nga ajo e kërkuar më lart, oferta nuk do të konsiderohet e vlefshme.

Oferta juaj, në një zarf të mbyllur dhe të vulosur, në formatin e kërkuar do të adresohet dhe paraqitet në:

SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Zyra Nacionale,
Adresa: Rruga: ”Herman Gmeiner”, Sauk, Tirane



II. Shenim:

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, në adresën e mësipërme është datë 22.04.2016.
Kjo Ftesë për Propozim është e publikuar dhe në faqen e internetit të e cila është:

www.soskd.org.al

Per cdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni ne: info@soskd.org.al
Organizata do të njoftojë me shkrim nëse ju jeni fitues ose jo për procesin e tenderimit.


Shënim: Çmimi duhet të përfshijë të gjitha kostot deri në dorëzimin e pajisjeve në Zyrat tona Qendrore.

Oferta duhet të jetë e vlefshme për minimumi 30 ditë.