PDA

View Full Version : Drejtor Marketingu



Union Bank
06.04.2016, 14:20
Union Bank ka filluar aktivitetin si banke e nivelit te dyte qe ne vitin 2006. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe aktualisht ka nje rrjet te zhvilluar me 29 dege dhe zhvillon biznes ne te gjithe qytetet kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 350 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen qe kemi ne pune dhe kerkojme t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Ne kete atmosfere menaxhimi i bankes ka identifikuar nevojen per Drejtor ne Departamentin e Marketingut, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Drejtor Departamenti Marketingu


Pergjegjesite kryesore te ketij pozicioni perfshijne:



Bazuar ne strategjine afatmesme te bankes dhe planin e saj te biznesit, harton Planin e Pergjithshem te Marketingut dhe propozon buxhetin e marketingut bazuar ne kete plan. Pas aprovimit ndjek nga afer zbatimin e Planit te Marketingut.
Eshte pergjegjes per PR e Bankes, per imazhin dhe paraqitjen e saj ne media, ne web dhe ne Rrjet.
Eshte pergjegjes per hartimin e strategjise se fushatave te marketingut (te brendshme dhe te jashtme) per te siguruar eficencen maksimale te tyre persa i perket brandit, penetrimit te mesazhit dhe diferencimin nga konkurrentet.
Merr pjese ne procesin e zhvillimit te rrjetit; ne rast hapje te degeve apo agjencive te reja.
Merr pjese ne procesin e zhvillimit te produkteve dhe ndjek ecurine e tyre. Ne baze te rezultateve, sugjeron permiresime ne strategjite e marketingut te produkteve.


Per te realizuar detyrat


manaxhon marredheniet brenda departamentit te marketingut;
menaxhon marredheniet me agjencite e reklamave dhe furnitoret e ndryshem;
mban lidhje me drejtoret e degeve dhe siguron qe plotesohen nevojat e tyre te lidhura me ruajtjen e standartit vizual te brendshem dhe te jashtem te degeve;
koordinohet me drejtoret e departamenteve te bankes per mbajtjen e perditesuar te profilit te bankes ne web dhe per pergatitjen e programeve dhe te udhezimeve te fushatave marketing.


file:///C:\DOCUME~1\IT\LOCALS~1\Temp\msohtml1\01\clip_imag e001.gif

Profili Individual i deshiruar:



Diplome e Fakultetit Ekonomik, dega Marketing. Preferohet master.
Kerkohet eksperience pune ne Marketing, ne banke ose agjenci, minimumi 3 vjet si dhe eksperience menaxheriale minimumi 1 vit.
Kerkohen njohuri per produktet dhe sherbimet bankare.
Njohuri te mira ne marketing dhe komunikim dhe te menyrave sesi keto ndikojne ne arritjen e objektivave te biznesit.
Te kete njohuri perdorimi mbi rrjetet/media sociale.


Aftesi te tjera:



Te kete aftesi manaxheriale dhe te punoje i pavarur.
Te kete aftesi te mira ne komunikimin me goje dhe me shkrim.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
Njohuri te mira te paketes Office (Microsoft Excel, Microsoft Word, Microsoft PowerPoint)
I gatshem per te levizur ne qytete te tjera sipas kerkeses.
Krijues, i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te punoje i pavarur.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Prill 2016:


Leter “Shprehje Interesi” per pozicionin,
CV e detajuar,
Kopje diplome shoqeruar me liste notash,
Letra reference nga punedhenes te meparshem (nese disponohet).


ne adresen e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).