PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Auditor Senior



Societe Generale Albania
06.04.2016, 09:50
Kualifikimi i kerkuar:



Diplome uiniversitare ne Finance ose Kontabilitet; c’do certificate kualifikimi (C.I.A, A.C.C.A, etj) konsiderohet plus.
Minimalisht 3 vjet experience ne auditim ose sektorin e kontrollit te vazhdueshem;
Njohuri te mira te rreziqeve te bankes dhe metodologjise se auditimit;
Aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe komunikuese;
I/E fokusuar ne detaje;
Aftesi per te menduar jashte kornizave, me nje mendje kritike dhe deshire per te mesuar;
I gatshem per te udhetuar dhe levizur me sherbime;
Entuziast, energjik dhe me aftesi shume te mira per te krijuar nje ambient pozitiv ne ekip si dhe shkemben/keshillohet me audituesit e tjere mbi praktikat me te mira.
Aftesi shume te mira organizative dhe ne manaxhimin e kohes; i/e afte te punoje nen presion dhe te perfundoje punen brenda afateve te paracaktuara;
Zoterim shume i mire i gjuhes angleze; ne te folur dhe ne te shkruar;
Aftesi shume te mira analitike.


Detyrat Kryesore dhe Pergjegjesite:

1. Pergjegjes per fazen parapergatitore te auditit;
2. Pergatit diagnozen (analize selektive e zonave të rrezikut, përcaktimin e metodave dhe programit të punës si dhe kohën per t’u buxhetuar), të cilen e paraqet për aprovim tek eprori i tij/saj;
3. Ndan punen brenda ekipit të tij/saj dhe organizon kohen e tij/saj ne menyre qe të respektoj afatet kohore;
4. Rregullisht rishikon punen, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara, kontrollet etj;
5. Pergjegjes per saktesine dhe cilesine e punes dhe raporteve te leshuara;
6. Ndjek dhe monitoron ecurinë e punës se kolegeve me te rinj;
7. Trajnon koleget me te rinj;
8. Siguron nje komunikim shume të mirë me të audituarit ne lidhje me progresin e misionit, vrojtimet dhe vështirësitë e hasura;
9. Identifikon mundesi për përmirësimin e procesit të auditimit dhe ndan idetë me drejtuesin e departamentit te Auditit;
10. Pergatit draft raportet e auditimit;
11. Koordinon përgatitjen dhe paraqitjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve (duke siguruar që ato te jene të qarta për drejtuesit e departamentit të audituar);
12. Përgatit nje permbledhje te misisonit;
13. Është përgjegjës për ndjekjen e rekomandimeve të dhëna ne raportin e auditit;
14. Kontrollon paraqitjen e dosjeve të punës dhe siguron formalizimin dhe dokumentimin e sakte te punes se kryer;
15. Ne menyre te pergjithshme vlerëson njesine e audituar dhe ndërgjegjësimin per riskun e kësaj njesie.