PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time Trajnues



Amaro Drom
16.05.2016, 16:13
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”, është duke implementuar projektin “Zvogëlimi i hendekut midis fëmijëve Rom dhe jo-Rom në zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Shqipëri” i financuar nga Roma Education Fund, i cili implementohet në katër zona të Shqipërisë:Elbasan, Grabian/Lushnje, Levan/Fier, Kucovë.

Përfituesit e këtij projekti janë fëmijët Rom dhe jo-Rom të grupmoshës 3-6 vjec, të cilët ndjekin arsimin parashkollor. Krahas kësaj, projekti synon të përmirësoj aftësitë e prindërimit dhe përmirësimin e shërbimit të mësimdhënies në institucionet e parashkollorit.

Në kuadër të komponentit III të projektit, për “Përmisimin e shërbimit në arsimin parashkollor”, Zyra qëndrore “Amaro-Drom” gjatë muajit Maj 2016 do të zhvilloj fazën e fundit të trajnimit të edukatoreve dhe monitorimit të mësimdhënies në institucionet e arsimit parashkollor. Ky aktivitet është vijueshmëria e një blloku trajnimesh dhe monitorimesh të kryera gjatë vitit 2014-2015. Në kuadër të këtij aktiviteti, Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom” ri-shpall vendin vakant për Trajnues në fushën e arsimit, i/e cila do të mund të ndjek fazën e fundit të trajnimit dhe monitorimit të mësimdhënies në institucionet e arsimit parashkollor.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Të përpiloj një anketë në bazë të indikatorëve që projekti paraqet.
· Të asistoj edukatoret gjatë procesit të mësimdhënies në mënyrë profesionale dhe koherente.
· Të vëzhgoj një séancë mësimore në secilin grup të kopshteve përfituese.
· Të udhëtoj bashkë me Kordinatorin e projektit drejt zonave përfituese të projektit. (1 ditë për secilën zonë.( Elbasan, Grabian/Lushnje, Levan/Fier, Kucovë.
· Të hartoj në gjuhën Shqipe dhe Angleze raportin e monitorimit të seancave mësimore duke përfshirë të dhënat që do të dalin nga anketimi me edukatoret e kopshteve.
· Pas përfundimit të raportit,trajnuesi duhet të dorëzoj tek Kordinatori I projektit, të gjithë dokumentacionin e nxjerrë nga monitorimi në institucionet e kopshteve.(anketimet,raportet)

KRITERET E PËRZGJEDHJES:
1) Të ketë arsimin e lartë,niveli Master.
2) Të ketë eksperience pune si trajnues (preferohet të ketë pasur eksperienca te meparshme në fushën e arsimit dhe me komunitetin Rom)
3) Njohës i situatës së minoritetit Rom në Shqipëri.
4) Të jetë njohës i gjuhës Angleze.

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe një letër interesi në adresën e-mailit amarodrom@abissnet.al brenda datës 20 Maj 2016, ora 12:00 a.m

Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet.