PDA

View Full Version : Vlore, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh në dyqan Zona PLUS Vlorë



Plus Communication
11.04.2016, 11:43
Përfaqësues Shitjesh në Zona PLUS në Vlorë

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:


Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet;
Ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve.
Ndjekja e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe politikat tregtare;
Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve;
Kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
Marrjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet, performancën dhe imazhin e kompanisë.
Ndjekjen e kërkesave të pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e supervizorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë punëmarrësi;



Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Te jete me banim ne qytetin e Vlores
Diplomë Universitare;
Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
Njohuri të mira të gjuhës angleze;
Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Të jetë person energjik dhe i motivuar;
Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
I/e gatshëm për të punuar me turne;
Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.


Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 18 Prill 2016