PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Kroaci Dubrovnik, 8 dhe 30 Prill, 3 ditë, Hotel 3*, €75 (Mengjes dh



Sole Travel & Tours
02.04.2016, 11:44
Dubrovnik, 8 dhe 30 Prill, 3 ditë, Hotel 3*, €75 (Mengjes dhe Darke)ProgramiDita 1:
Nisja në oren 06:00 me autobus, prane “Korpusit”, sheshi “Nene Tereza”. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare , vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva, drekë e lirë Vazhdimi i udhetimit per në Hercegnovi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Akomodimi në hotel ne Dubrovnik. Darka buffe e hapur në Hotel.

Dita 2:
Mëngjesi në Hotel. Gjatë gjithë ditës të drejtuar nga shoqëruesi shqiptar të vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pas vizitës , kthimi në hotel. Darka, në hotel. Mbremje e lire ose argetim duke shijuar jeten e nates ne Dubrovnik.Dita 3:
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa markata tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Konavski Dvori ku sipas dëshirës drekohet në një nga restorantet më të mira të Dubrovnikut. Pas drekës shëtitje në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Vizite e shkurter e qytetit te Kotorrit. Nisja per ne Tirane.
Ne cmim perfshihen:

Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
Akomodim në hotel Ivka 3*.
Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në cmim nuk përfshihen:

Uji dhe pijet e tjera.
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Siguracioni jetes ne udhetim (i keshillushem)

Shenim: