PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Promocioni



ABCom HR
01.04.2016, 11:58
Përgjegjësitë:


Të kontaktojë në menyrë të drejtpërdrejtë qytetarët për prezantimin e kompanisë dhe produktet/shërbimet që ajo ofron.
Të bëjë prezantimin e kompanisë dhe produkteve/shërbimeve që ajo ofron sipas standarteve që kompania kërkon.
Të orjentojë sa më mirë klientët e interesuar për produktet/shërbimet që kompania ofron.
Të mbledhi feedback të detajuar nga qytetarët mbi produktet/shërbimet që kompania ofron.
Të mbledhi ankesat e ndryshme që vijnë nga klientet dhe ti reklamojë ato sipas procedurës së parashikuar.
Të njohë në nivel shumë të mirë produktet/shërbimet që kompania ofron dhe të jetë në gjëndje ti prezantoi ato.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ti zhvillojë ato.


Profili:


Diplomë e shkollës së mesme.
Të ketë minimumi 1 vit përvojë pune në promocion (përvoja e punës në fushën e telekomunikacionit përbën avantazh).
Aftësi shumë të mira komunikimi.
Aftësi për të krijuar njohje dhe komunikim miqësor, me klientët potencialë.
Te kete aftesi shume te mira prezantuese.
Te kete aftesi te te punuarit ne grup.
Aftësi të punojë nën presion.
Te jete orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit
Njohje e mirë e Tiranës dhe aftësi orientuese
Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
Njohuria e gjuhës angleze, përbën avantazh


Kompania ofron kushte të shkëlqyera pune, paga të niveleve më të larta të tregut, mbulimin e të gjitha detyrimeve ndaj punonjësit, trajnime si edhe mundësi rritjeje profesionale brenda saj.

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al (http://www.abcom.al/)


Cv do te pranohen deri ne daten 20 Prill 2016

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.