PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Zhvillimit të Biznesit



ep & partners consultancy sh.p.k
12.04.2016, 10:24
eppc kërkon Menaxher të Zhvillimit të Biznesit për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në vend në fushën e Menaxhimit.

Një Vështrim i Përgjithshëm:

Menaxheri i Zhvillimin të Biznesit ka për qëllim të përmirësojë pozicionin në treg dhe zhvillimin financiar të një kompanie. Ky person përcakton qëllimet strategjike afatgjata, ndërton marrëdhëniet me klientët, identifikon mundësitë e biznesit, negocion, realizon marrëveshje biznesi dhe njeh mirë kushtet aktuale të tregut.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Ngre dhe zhvillon konceptin e “property management” të kompanisë me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e reputacionit në treg;
2. Identifikon dhe zhvillon marrëdhëniet me klientë të rinj potencial, vendos target, ofron suport e mbështetje me qëllim ruajtjen e marrëdhënieve me ta;
3. Zhvillon dhe mban marrëdhëniet me klientët ekzistues, duke prezantuar zgjidhje apo shërbime të reja për ta;
4. Bashkëpunon me menaxherët, stafin e marketingut dhe atë teknik për përcaktimin e mënyrave të reja të shitjeve;
5. Menaxhon dhe përcakton linjat kryesore të dep të tjera në lidhje me zhvillimin e biznesit të kompanisë;
6. Harton planin e përgjithshëm strategjik duke zhvilluar dhe planifikuar kanalet dhe rrugët kryesore të rritjes së të ardhurave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Administrim Biznes, Marketing;
· Përvojë mbi 5 vjet në fushën e Marketingut dhe Shitjeve;
· Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze, njohja e Italishtes përbën avantazh;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe negocimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher i Zhvillimit të Biznesit;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.04.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mailit: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.