PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës Prodhimi



ep & partners consultancy sh.p.k
11.04.2016, 12:43
eppc kërkon Përgjegjës Prodhimi për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Organizon detyrat dhe përgjegjësitë në repartin e prodhimit;
2. Organizon procesin e prodhimit mbi bazën e planit të shitjeve dhe kapacitetit të makinerive;
3. Organizon dhe koordinon planin e punës duke përcaktuar objektivat e prodhimit bashkë me drejtuesit;
4. Organizon dhe menaxhon stafin e punonjësve, në varësi të nevojave të prodhimit;
5. Kontrollon dhe kujdeset për mbarëvajtjen e aparaturave dhe makinerive;
6. Ndjek hap pas hapi procesin e prodhimit deri në përfundim.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Kimi ose Kimi Industriale (Kriter i domosdoshëm);
· Njohuri shumë të mira të proceseve kimike;
· Minimalisht 5 vjet eksperiencë pune në profile të ngjashme në industrinë ushqimore;
· Të zotëroj mirë paketën MS Office (Word-Excel);
· Të zotërojë mirë gjuhët Italiane dhe Angleze;
· Të jetë person i përgjegjshëm, serioz dhe i motivuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Përgjegjës Prodhimi;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Me 3 turne;
Raporton: Administratori;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 15.04.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.