PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune Menaxher i Departamentit për Biznese



ep & partners consultancy sh.p.k
29.03.2016, 10:48
eppc Kosovë kërkon një Menaxher të Departamentit për Biznese për klientin e saj, i cili është një ndër institucionet financiare me emër në Kosovë.

Kandidati ideal duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe pervoje ne shitje dhe menaxhim në sektorin financiar. Të jetë shumë korrekt, i organizuar dhe në gjendje te zhvilloj strategji për biznese dhe të siguroj rritje të rezutateve për institucionin.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Përgatit dhe implementon strategjinë për zhvillimin e segmentit për biznese;
· Përcakton, planifikon dhe realizon objektivat e segmentit për biznese;
· Mbështet dhe monitoron degët në lidhje me arritjen e objektivave të segmentit për biznese;
· Zhvillon dhe promovon produkte te reja të segmentit për biznese;
· Bashkëpunon ngushtë me kolegët në lidhje me zhvillimin e politikave, procedurave, standarteve, manualeve të kredisë dhe dokumenteve tjera relevante;
· Trajnon dhe zhvillon punonjësit e vijës së parë të shitjes;
· Përfshihet ngushtë në procesin e miratimit të kredive në përputhje me politikat e riskut;
· Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe klientët e rinj;
· Ndërmerr detyra të tjera në varësi nga kërkesat e mbikëqyrësit direkt.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë pas universitare në shkencat ekonomike, administrim biznesi apo të ngjashme;
· Të ketë njohuri të gjerë rreth produkteve financiare;
· Të ketë njohuri të gjerë rreth sektorit financiar;
· Të ketë përvojë në shitje, jo më pak se 5 vjet;
· Të ketë aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;
· Të jetë i organizuar dhe me iniciativë;
· Të ketë njohuri shumë mirë të gjuhës Angleze;
· Të jetë mbi 25 vjeç;
· Te njoh MS Office (Word, Excel, PowerPoint).

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher i Departamentit për Biznese;
Vendndodhja: Prishtinë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Ligjeve ne fuqi;
Aplikimet mbyllen: 28.03.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.