PDA

View Full Version : Menaxher Shitjesh / Team Leader



Profesionisti Recruitment Agency
07.04.2016, 10:27
Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin:
Team Leader

Klienti ynë, një nga Agjencitë Mediatike më të mirënjohura në Shqipëri, e cila ju ofron klientëve te saj Marketing 360° , në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe të marketingut, është në kërkim të një personi energjik dhe ambicioz që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.

Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Realizuar objektivat e përcaktuar për pjesëmarrjen e Ekspozuesve në Panaire;
2. Menaxhuar dhe motivuar ekipin e shitjeve;

Kandidati duhet të ketë minimalisht 2 vjet përvojë të mëparshme në Shitje në sektorin e shërbimeve (preferohet në sektorin e Panaireve) përkundrejt bizneseve të mesëm dhe të mëdhenj, ku të ketë shfaqur aftësi shumë të mira në menaxhimin e ekipit dhe të ketë realizuar kontrata të suksesshme për Ekspozues në Panaire. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (mjafton bachelor), përbën avantazh nëse studimet janë kryer në shkencat Ekonomike ose Sociale. Përbën avantazh njohja e gjuhëve të huaja, përkatësisht Anglisht dhe Italisht.

Aplikoni tek punesim@profesionisti.alme CV-në tuaj bashkangjitur.