PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Finance



Digicom
14.10.2016, 15:34
DIGICOM SH.P.K” është një kompani që ushtron aktivitet në fushën e komunikimeve elektronike si Internet,Telefonisë Publike Fikse,Data etj.
Për interes te Departamentit të Financë, DIGICOM kërkon të punësoje një Asistente Financiare pranë Departamentit të Finances. .

Kerkohet Asistent/e Finance i/e cila duhet duhet te realizoje nje sere detyrash te tilla si:

Detyrat dhe pergjegjsite :

-Kontroll i Faturave te Shitjes dhe monitorimi i tyre ne menyre te sakte (perpilimi i faturave behet nga Agjentet e shitjes ne terren).
-Regjistrimin e arketimeve nga pikat e shitjes dhe pikat e autorizuara si dhe rakordimet me sistemin ne baze ditore
-Kontrolli i debitoreve dhe rakordimi i kartelave te klienteve.
-Regjistrim i faturave te shitjes.
-Regjistrim te ekstrakteve te te gjitha llogarive bankare.
-Zhvillimi i raporteve statistikore te arketimeve.
-Harton raporte të detajuara brenda afateve të përcaktuar dhe sipas formateve te kërkuar.
-Asiston departamanentin ne nevojat e perditeshme per tju pergjigjur dinamikes se kompanise
-Kandidatja duhet te jete e diplomuar ne Fakultetin Ekonomik dega Finance.

Kualifikimet :

-Te njohe programet baze kompjuterike (Programin Alpha, MS Office ).
-Te kete aftesi komunikuese shume te mira, dhe e afte per te punuar ne skuader.
-Te kete aftesi analitike ne zgjidhje problemesh.
-Eksperienca nuk perben problem.
(Do ishte plus nese kandidati ka te pakten 1 vit experience).




Kandidatët e interesuar duhet të dërgojne CV në adresën e postës elektronike deri ne daten15.10.2016 : hr@digicom.al.

Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj, ju njoftojmë që do të kontaktohen nga ne vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë.
__________________

http://80.90.88.230/~digicom/wp-content/uploads/2014/12/logodigicom_family.jpg

Zyra Digicom shpk
Rr. Dervish Hima, Nr.1, Ada Tower,
Kati 1 ( ish TV Klan Zyrat)
Tirane, Shqiperi

hr@digicom.al
www.digicom.al (http://www.digicom.al/)

http://b.static.ak.fbcdn.net/images/share/facebook_share_icon.gif Digicom (https://www.facebook.com/Digicom-739121839493406)













s