Log in

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e Prokurimi prane Departamentit te Infrastruktures



VIBTIS
24.03.2016, 09:25
Ofrojmë:
Pozicioni : Inxhinier/e Prokurimi pranë Departamentit të Infrastrukturës
Ambjenti i punës : Pozitiv me mundësi kualifikimesh e trajnimesh brenda e jashtë vendit ; lirshmëri në komunikim dhe staf rinor ; zhvillim profesional në fushën e materialeve industriale dhe cdo avantazh tjetër që përmban puna në një prej grupeve më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri

Detyrat:
Të analizojë të dhënat teknike dhe kërkesat e përgjithshme dhe të vecanta të tenderit/projektit
Të analizojë me përpikmëri i projektin, për të grupuar materialet dhe për të dalluar specifikimet teknike të përgjithshme dhe të vecanta për secilin prej tyre
T’ju vijë në ndihmë furnitorëve me zbërthimin teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për cdo material
Të analizojë të gjithë furnizuesit në mënyrë që të zgjidhet furnizuesi më i përshtatshëm i cili është në gjendje të furnizojë produkte me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese
Të sigurojë pajtueshmërinë komerciale, ligjore dhe kontraktuale në të gjitha transaksionet e prokurimit
Të formulojë një raportim javor të performancës duke dhënë sa më shumë detaje mbi zhvillimin e secilës prej detyrave
Të shqyrtojë, përditësojë, dhe mbajë urdhrat e blerjes deri sa ata të mbyllen
Të evidentojë paqartësite teknike të Dokumentave të Publikuar dhe të kërkojë sqarime nga Autoriteti Përkatës
Të mbajë lidhje me Projekt Menaxherin për të ndjekur mbarëvajtjen e furnizimit të kantjerit me material
Të sigurojë realizimin e aktiviteteve të planifikuara brenda orarit të përcaktuar të projektit
Organizimi dhe pjesemarrja në takime për sqarime teknike/komerciale me ofertuesit e mundshëm

Kualifikimet / Kërkesat
Arsimi i lartë: Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë Civile, Elektrike, Mekanike, Hidroteknike etj.
Eksperienca: 2-3 vjecare në këtë fushë
Mosha: 26 – 35 vjec
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane
Njohuri kompjuterike të Programeve: MS Office, Financiare, AutoCad etj.

Aftësi dhe Cilësi:
Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese
Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese
Të jetë i aftë per të punuar në grup
Të jetë I motivuar dhe në kërkim