PDA

View Full Version : ofroj vend pune Specialist i Marredhenieve me Biznesin, Tirane dhe Lezhe



Union Bank
16.03.2016, 09:55
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.

Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti te Marredhenieve me Biznesin, ne Tirane dhe ne Degen Lezhe, ndaj ftohen te aplikojne kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Specialist i Marredhenieve me Biznesin
ne Tirane dhe ne Lezhe


Pergjegjesite kryesore perfshijne:


Identifikimin e klienteve potenciale per banken, krijimi dhe ruajtja e nje portofoli kreditor sa me cilesor.
. Kryerjen e analizave kreditore per kliente te rinj dhe ekzistues.
Vleresimin e riskut te aplikimeve te kredise.
Sigurimin e nje sherbimi cilesor ndaj klienteve te bankes.
Shitjen e produkteve te tjera te bankes ndaj klienteve ekzistues dhe te mundshem, me qellim rritjen e perfitueshmerise.
Administrimin dhe monitorimin e portofolit te kredise.


Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


Diplome universitare ne ekonomi ose fushe te lidhur me te.
Eksperience te meparshme minimumi 2 vjecare ne aktivitetin e kredidhenies se biznesit.
Eksperience ne analizen financiare dhe vleresimin e riskut kreditor.
Njohje te produkteve/sherbimeve bankare.



Aftesi te tjera:


Aftesi ta mira komunikimi dhe bashkeveprimi me klientet.
Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 20 Mars 2016:

CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Diplome dhe liste notash
Letra reference nga punedhenes te meparshem


ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.