PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher



AGNA GROUP
12.03.2016, 13:33
Agna Group, njofton pozicionin e lirë të punës për: Menaxher

Ky person do të drejtojë veprimtarinë e një agjencie që operon në fushën e Marketingut, Komunikimit, PR, Kreativitetit, Reklamave,Promocioneve, etj.

Detyrat Kryesore

Drejtimi dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve të Agjensisë me qëllim arritjen e objektivave sasiore dhe cilësore të miratuara.
Zgjerimi i aktivitetit të Agjensisë
Zhvillimi i strategjive të marketingut dhe gjetja e zgjidhjeve individuale për klientët.
Negocimi i kontratave me klientët ekzistues dhe gjetja e klientëve të rinj.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

· Të kenë përfunduar studimet universitare në profilin ekonomik.
· Studimet pasuniversitare, vecanërisht ato për Marketing, përbëjnë avantazh.
· Të njohin shumë mirë tregun dhe konkurrentët e Agjensisë në fushën e Marketingut, Shërbimeve dhe Komunikimit .
· Të kenë aftësi shumë të mira në organizim.
· Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në drejtim agjensie, projekti, departamenti etj.
· Të shfaqin aftësi të larta kreative dhe analitike për organizimin e fushatave të ndryshme.
· Të kenë njohuri shumë të mira të paketës bazë të Windows - it.
· Certifikata ECDL përbën avantazh
· Të njohin shumë mirë gjuhën angleze.
· Gjuha Greke përbën avantazh
· Të kenë lejen e drejtimit të automjetit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresat e-mail; bpepi@agnagroup.com dhe hr@agnagroup.com, dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Curriculum Vitae të shoqëruar me një fotografi të kohëve të fundit.
2. Kopje të diplomës dhe listës së notave.
3. Diploma apo certifikata për studimet pasuniversitare.
4. Letrën e interesimit për pozicionin e lirë të punës, duke përfshirë edhe arsyet e aplikimit.
5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm.