PDA

View Full Version : TIRANE – BUDVA – HERCEGNOVI – DUBROVNIK – CAVTAT – KOTORR – TIRANE, 79 euro/ personi Date: 12 – 14 Mars, 25-27 Mars



AD company
12.03.2016, 11:05
TIRANE – BUDVA – HERCEGNOVI – DUBROVNIK – CAVTAT – KOTORR – TIRANE, 79 euro/ personi
Date: 12 – 14 Mars, 25-27 Mars
Ne cmim perfshihet:
* Udhetim me autobus komod Tirane-Dubrovnik-Tirane
* Akomodimi ne Hotel GRAND PARK LUXURY RESORT & SPA ne Dubrovnik
* Mengjeset dhe darkat
* Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit
Dita 1:
Nisja ne oren 7:00 te mengjesit. Ndalesa e pare do te behet ne Muriqan ku do te kryhen procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter e per fotografi. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. ( Kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem). Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Dita 2:
DUBROVNIK. Pas mengjesit ne hotel fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Dita 3:
DUBROVNIK – CAVTAT – KOTOR – TIRANE. Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
Turi i radhes date 25 – 27 Mars
*EXTRA: 1 Euro ne dite taksa e qytetit
Per Rezervime kontaktoni :
AD Company
Real Estate & Tourism
tel : +355 4 222 02 69
cel : +355 699 328 729
e-mail : tourism@adcompany.al
adresa : Rruga Myslym Shyri (pas karburantit Gulf), Tirane
website : www.adcompany.al (http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.adcompany.al%2F&h=pAQEQPIp_AQEjU-o3FXit0mtvZlDBtlHcjyOGgzgDZcsywA&enc=AZPOTA36cMNupWYYytvO7HnWl0akQbzUX7RBCWJZ0B0zp1 6SgnbPlEOppvGurqRovZUhjPgdyn_DSmvtDNbu6bjGY8UChdjZ ur76x6PbgqoPFOhjPVOksnySHdYnVNvp8Izs0g_nNzzqwDTHtR zwxZI6OgKbde3SUWf0_bJT7FyJC8VgR9_n43SW6Zhrb8Kz9R9r a6HuHISreVxcEnwV-cSt&s=1)