PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti



Union Bank
10.03.2016, 15:22
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.

Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti ne Departamentin e Kontabilitetit, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Specialist në Departamentin e Kontabilitetit


Qellimi i pergjithshem i punes eshte: Përgjegjës për kryerjen e rregjistrimeve kontabël në përputhje me politikat dhe procedurat e pranuara, kryerjen e kontrolleve të llogarive kontabël bazuar në sistemet e kontrollit të përcaktuara në procedurat e kontabilitetit nën drejtimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Kontabilitetit.

Përgjegjësitë Kryesore:


Rregjistrimi i veprimeve kontabël në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si dhe sipas Metodologjisë së Raportimit dhe Përmbajtjes së Raporteve Financiare të publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Kontrolli i llogarive kontabël, përgatitja e raporteve të detajuara për cdo llogari që raporton te zërat mjete dhe detyrime të tjera, si dhe kontrolli i zërave të ndryshëm të bilancit dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
Kontrolli i dokumentacionit justifikues për blerje mallra dhe shërbime në përputhje me legjislacionin tatimor, kryerja e deklarimeve dhe e pagesave për detyrimet tatimore sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor.


Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:


Diplomë e Fakultetit Ekonomik. Preferohet Dega Kontabilitet, Mesatare mbi 8.
Të paktën 2 vjet eksperiencë pune në fushën e Kontabilitetit Bankar.


Aftesi te tjera:


Njohuri kompjuterike të mira në Excel dhe Word.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Njohuri të mira të kontabilitetit bankar dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Njohuri të mira të legjislacionit tatimor.
Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve; I aftë të punojë në skuadër; Korrekt në marëdhenie me palë të treta



Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 27 Mars 2016:


CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Diplome dhe liste notash
Letra reference nga punedhenes te meparshem


në njërën nga adresat e mëposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
E-mail: hr@unionbank.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim/intervistë do të kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).