PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Mesues parashkollor



Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve
08.01.2009, 16:53
Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re. Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin



Mësues parashkollor në SOS Kopshtin “Hermann Gmeiner”.

Mësuesi i ciklit parashkollor organizon dhe drejton aktivitetet e përcaktuara në programin mësimor edukativ për të ndihmuar zhvillimin fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve.

Përgjegjësitë:
1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat, eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të cdo fëmije si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor;
2. Administron sjelljet e nxenësve brenda dhe jashte grupit
3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie bashkepunimi me prindërit, në drejtim të progresit të fëmijës, duke evidentuar nevojat dhe talentet.
4. Drejton zhvillimin e tij (mësuesit) profesional nëpërmjet studimeve individuale, kurseve trainimeve, takimeve, seminareve

Kërkesat për kandidatët

Arsim i lartë ( te kenë përfunduar studimet universitare në fakultetin e shkencave te edukimit)
Të ketë përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushen e e Arsimit
Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup.
Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa.
Të mos jenë marrë ndaj tij, nga punëdhënës të mëparshëm, masa disiplinore të largimit nga puna, për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.
Ofrohen:

Marredhenie të rregullta punësimi;
Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me femijet dhe komuitetin
Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontratën e punësimit;
Mundësi për zhvillim profesional.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat pranë SOS Kopshtit SOS ” Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi, të paktën një letër rekomandimi ) Dokumentat mund të dorëzohen gjate ditëve e hëne - e premte, 8.00-16.30 deri në datën 16 Janar 2009; Tel: 04 354681; E-mail: gentianadollia@soskd.org.al (gentianadollia@soskd.org.al)

Tel. : 2354681