PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike



ep & partners consultancy sh.p.k
15.03.2016, 11:08
eppc kërkon një Menaxher Logjistike për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më serioze që operon në tregtimin e makinerive të ndërtimit në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:



Krijon politika dhe procedura për aktivitetet logjistike;
Drejton të gjitha aktivitetet e transportit;
Organizon dhe koordinon mënyrat e transportit;
Monitoron kostot;
Negocion për çmimet e transportit.


Kërkesat për këtë pozicion janë:



Diplomë universitare në Administrim Biznes;
Minimalisht 2 vjet eksperiencë pune si Menaxher Logjistike;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
Njohuri shumë të mira kompiuterike MS Office;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.


Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Logjistike;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e hëna në të shtunë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit;
Kontrata: Sipas kodit të punës;
Aplikimet mbyllen: 22.03.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.