PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Dege



Union Bank
02.03.2016, 16:24
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.


Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë.Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen.Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimika identifikuar nevojën për punësimin e një Drejtori Dege, neTirane. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.



Drejtor Dege

Qellimi i pergjithshem i punes:Nen drejtimin e Drejtorit Rajonal, drejton te gjitha aktivitetet edeges per arritjen e objektivave vjetore ne drejtim te zhvillimit te biznesit, shitjeve dhe sherbimit, si dhe operacioneve ne dege.


PërgjegjësitëKryesore:



Eshte pergjegjes kryesor per koordinimin e punes ne dege me qellim realizimin e objektivave te biznesit te vendosura per degen.
Konform biznesplanit te bankes per degen dhe ne bashkepunim me Drejtorin Rajonal dhe/ose Drejtorine e Pergjithshme, detajon planin e nevojshem te veprimit per te arritur rezultatet e kerkuara nga banka ne volumin e depozitave, volumin e kredive, komisioneve dhe shtimin e klienteles.
Organizon takime me kliente ekzistues dhe potenciale me qellim qe te promovoje produktet dhe sherbimet e ofruara nga banka, ne perputhje me objektivat e vendosur dhe planin e biznesit te bankes.
Ndjek ecurine e personelit te deges dhe ne bashkepunim me Shefin e Operacioneve siguron qe puna e tyre te jete ne perputhje me standartin e bankes ne sherbim, shitje dhe perputhshmeri operacionale.
Ne bashkepunim me Shefin e Operacioneve organizon mbledhje periodike me personelin per te garantuar nivelin e duhur te familjarizimit me produktet dhe procedurat operacionale te bankes.
Ben vleresimin e performances se Shefit te Operacioneve dhe ne bashkepunim me kete te fundit, merr pjese ne procesin e vleresimit te stafit operacional te Deges.
Ndjek ne menyre te vazhdueshme punen e Deges dhe garanton perputhjen e veprimtarise se deges me procedurat dhe standartet e Bankes.
Ben kontrollin dhe autorizimin e veprimeve te deges ne perputhje me nivelin e autorizimit qe i takon pozicionit.
Koordinon punen me Shefin e Operacioneve me qellim qe te siguroje se Dega zbaton me perpikmeri procedurat operacionale qe kane te bejne me: Sistemet e kontrollit te brendshem, Detyrimet per raportimet mujore ne Departamentet perkatese, Marredheniet me Klientet etj.



Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:



Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
Eksperience e meparshme pune ne sektorin bankar per te pakten 5 vjet.
Eksperience e meparshme ne menaxhim, organizim, kontroll per te pakten 2 vjet.
Njohuri te thella te teknikave te shitjes dhe operacioneve bankare.



Aftesite tjera:



Aftesi te forta komunikimi verbale, te shkruara, analitike dhe nderpersonale.
Aftesi per te drejtuar dhe motivuar stafin.
Aftesi te mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
Aftesi te mira shitjeje dhe negocimi.
Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.



Personate interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 14Mars2016:


CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Diplome dhe liste notash
Letra reference nga punedhenes te meparshem



në njërën nga adresat e mëposhtme:


UnionBank
Blv.Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
E-mail:hr@unionbank.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.




Union Bank sh.a.deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim përtë garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a.dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a.pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).