PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Blerjesh



Albchrome SH.P.K.
07.12.2016, 10:29
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese mëtë mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale,telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.
Pozicioni: Menaxher/e Blerjesh
Departmenti: Departamenti i Prokurimeve
Vendodhja: Zyrat Qendrore Tirane

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxherii Blerjeve është përgjegjës për ekzekutimin e blerjeve dhe porosive në kohë, me cilësinë më të lartë tëmundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm dhe me saktësi maksimale.
Detyra dhe Përgjegjësi:

Menaxheri/jai/e Blerjeve punon pranë zyrave qëndrore nën supervizimin direkt tëDrejtorit të Departamentit të Prokurimeve, dhe nënsupervizimin e përgjithshëm të Administratorit të Përgjithshëm dhe kryenkëto detyra:

1. Përgjegjës direkt për furnizimin e Minieres se Kromit Bulqize;
2. Protokollimi i blerjeve në kohë dhe me saktësi;
3. Përpilimi i grafikut të blerjeve, monitorimi i progresit dhe hartimi i një planitë rifreskuar;
4. Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë,përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhekapacitetet e shpërndarjes, si dhe emrin dhe historine e furnitorit;
5. Analizimi i çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe ç’do të dhënëdhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mire;
6. Negocion, rinegocion dhe administron kontratat me furnitorët, vendorët dhepërfaqësues të tjerë;
7. Monitoron ngarkesat për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë, dhepër të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;
8. Komunikon statusin e porosive me ndihmën e Minierës për t’u siguruar sejanë zbatuar grafikët/afatet;
9. Lokalizon furnitorët e materialeve/pajisjeve dhe i interviston ata për tëpërcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;
10. Ndihmon në kontrollimin e buxhetit të departamentit të blerjeve;
11. Ndihmon në hartimin dhe rishikimin e neneve të kontratave të porosive të blerjeve, në përshtatje me politikat e kompanisë;
12. Mbikqyr dhe analizon tregun dhe sistemet e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërine e materialeve/pajisjeve aktualisht dhe në të ardhmen;
13. Zhvillon dhe zbaton udhëzime Përgjegjësit të Departamentit, Politikat dheProcedurat e Shoqërisë;
14. Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhenënkontraktorët;
15. Kryenfunksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apoAdministratori i Përgjithshëm.
Kërkesat:
· Edukimi: Diplomë Universitare në MenaxhimBiznesi; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional nëdrejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studimenë kurse profesionale për Prokurime dhe/ose Marketing.
· Eksperiencat e punës:Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
Aftesi të tjera:
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësipër të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë punedhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhurnë mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësishtdhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacioninkonfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MSOffice;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.
Kushtet e punës: Grupi Balfinofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë tëbazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*: Për teaplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmëndura:

CV të Detajuar;
Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchromenëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim

Me e-mail: hr@albchrome.al (info@albchrome.al)
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme



Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania




Afati i dorëzimit: 10.12.2016 * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipasligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të DhënavePersonale”.