PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune INXHINIER GJEODET



GENER2 sh.p.k
27.02.2016, 14:36
GENER 2 SH.P.K
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Inxhinier Gjeodet

PERSHKRIMI I POZICIONIT
Realizimi i detyrave per zbatimin e rilevimeve topografike speciale qe kerkojne mjete dhe organizim te vecante, punime topogjeodezike ne objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbeshtetese dhe qendrueshmeri terrenesh, si dhe perpunime volumesh.

KRITERET KRYESORE
· Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Gjeodezi;
· Të ketë 5-10 vjet eksperiencë në zbatim rrugësh;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shumë të mira Paketës Office, Autocad, GPS.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup;
· Të jetë i gatshëm të udhëtojë/jetojë jashtë Tirane.


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al (careers@gener2.al) ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 14 Mars 2016, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.