PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Burimeve Njerëzore



ep & partners consultancy sh.p.k
08.04.2016, 13:39
eppc kërkon një Drejtor të Burimeve Njerëzore për klientin e saj, i cili është një ndër Grupet më të mëdha investitorë që operon në tregun Shqiptar.

Përgjegjësitë Kryesore:



Punon me ekipin e menaxhimit për të ndërtuar një kulturë angazhimi ku të gjithë të punësuarit të ndjehen të vlerësuar dhe të kontribuojnë me punën e tyre më të mirë;
Përgjegjës për punonjësit, për analizat, proceset vjetore , zhvillimin e lidershipit, që kanë për qëllim zhvillimin e talenteve dhe vlerësimin e kompanisë në të tashmen dhe sipas nevojave në të ardhmen;
Hartimi i një plani gjithëpërfshirës i fuqisë punëtore i cili përcakton kërkesat e tashme dhe të ardhshme të kompanisë.
Zhvillimi i planeve operative që përfshijnë çështjet e Burimeve Njerëzore;
Zbatimi i planifikimit efektiv të karrierës, këshillimit dhe trajnimit si dhe zhvillimit profesional dhe teknik;
Menaxhimi i Procesit të vlerësimit të performancës dhe bashkëngjitja e programit të kompensimit sipas kulturës së performancës;
Menaxhimi i buxhetit për burime njerëzore dhe venia e prioriteteve mbi aktivitetet dhe investimet.


Kërkesat për këtë pozicion janë:



Diplomë universitare në degët Administrim Biznesi, Shkenca Sociale (Preferohet Master në Administrim Biznesi);
Minimalishte 5 vite eksperiencë pune si Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore;
Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet me njerëzit;
Njohuri dhe eksperiencë në ligjin mbi punësimin, kompensimet, planifikimin, organizimin, rekrutimin, zhvillimin organizativ të kompanisë, marrëdhëniet me punonjësit, sigurinë në punë;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor i Burimeve Njerëzore;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e hëna në të shtunë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas kodit të punës;
Aplikimet mbyllen: 10.04.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al