PDA

View Full Version : Drejtor/e Finance - Tiranë



ep & partners consultancy sh.p.k
21.03.2016, 13:46
eppc kërkon një Drejtor/e Finance për klientin e saj, i cili është një ndër grupet më të mëdha investitore që operon në tregun Shqiptar.

Një Vështrim i Përgjithshëm:

Kandidati ideal është përgjegjës/e për planifikimin, ekzekutimin dhe koordinimin e cështjeve në lidhje me financën, marrëdhëniet me fiskun si dhe cështjet e administratës.

Përgjegjësitë Kryesore:



Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha operacionet financiare të grupit;
Kontrollon,supervizon dhe trajnon stafin e financës, si dhe siguron një performancë të mirë të tyre në punë;
Menaxhon, koordinon dhe kontrollon te gjitha aktivitet me palet e treta të lidhura ngushtë me cështjet financiare të grupit;
Menaxhon dhe kontrollon cështjet administrative të lidhura me logjistikën dhe regjistrimet e faturave;
Menaxhon në mënyrë proaktive ndryshimet sipas politikave apo projekteve të grupit.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet;
· Minimalisht 5 vjet eksperiencë në pozicion drejtues në Financë-Kontabilitet;
· Të ketë njohuri të shkëlqyera të legjislacionit tatimor; (Kriter i domosdoshëm)
· Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim dhe menaxhim performance;
· Aftësi të mira drejtuese dhe organizative;
· Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor/e Finance;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 22.03.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.