PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MENAXHER OPERACIONAL



Albanian HR Solutions
26.04.2016, 12:15
"Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:

Menaxher Operacional


Detyrat kryesore:

• Kontrollon performancën ditore të koordinatorëve dhe të teknikëve.

• Kontrollon parametrat teknike të një urdhri pune.

• Bën reklamimin e riparimeve (claims)në baza mujore.

• Aprovon porositë për pjesë këmbimi dhe materiale konsumi (BG, WG, SDA) nga furnitorët lokalë dhe të huaj.

• Kontrollon stokun e pjesëve të këmbimit.

• Mban procesverbal për pjesët e këmbimit që dalin defektoze nga fabrika ose gjatë punës.

• Ndjek punën e koordinatorëve të departamenteve nëpërmjet raporteve ditore për statuset e riparimeve të produkteve dhe azhornimit tësistemit.

• Merr në dorëzim dokumentacion nga teknikët në terren për punët e kryera të 1 dite më parë.

• Ndjek procesin e inspektimit të produkteve në rrjetin e dyqaneve te kompanis.

• Vërteton informacionin për riparimet nga nënkontraktorët në rrethe, proceson këtë informacion në sistem dhe harton dokumentacionin përkatës.

• Kontrollon saktësinë në kthimin e përgjigjeve për ankesat me email dhe kontakton me manaxheret e dyqaneve për problematikat e klientëve.

• Kontrollon rregjistrimin në sistem të ankesave që vijnë nga Call Center deri në zgjidhjen e tyre nga stafi.

• Kontrollon recepsionin për saktësinë në hedhjen e të dhënave në Navision, saktësinë e postimeve etj.

• Rakordon në baza ditore hyrjet dhe daljet e produkteve recepsion -magazinë.

• Kontrollon dhe aprovon procesverbalet për produktet e pariparueshme.

• Ndjek dhe merr ofertat për shitjen e produkteve të pariparueshme.



Kualifikimet dhe kërkesat:

• Të ketë kryer studimet e larta (preferohen degët e Inxhinierisë)

• Të ketë minimumi 3 vite përvojë pune.

• Të ketë aftësi të mira të paketës Microsoft Office.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.

• Të ketë aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

• Të ketë aftësi për të punuar në grup.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 07.05.2016 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!