PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune HSE OFFICER



GENER2 sh.p.k
19.02.2016, 13:08
GENER 2 SH.P.K
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

HSE Officer

KRITERET KRYESORE

· Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, certifikime dhe trajnime mbi HSE;
· Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në HSE;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shumë të mira të Paketës Office dhe Autocad;
· Aftësi shumë të mira vëzhguese, analitike të punës në grup dhe aftësi komunikimi;
· Të jetë i gatshëm të udhëtojë/jetojë jashtë Tirane.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al (http://www.gener2.al) ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 07 Mars 2016, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.