PDA

View Full Version : Teknik per telefona celulare & tableta



Elektro - Servis shpk
24.02.2016, 12:06
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Elektro – Servis shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar ne riparimin e pajisjeve elektro-shtepiake & elektronike.

Pozicioni: Teknik per telefona celulare & tableta
Departmenti: Produktet e errëta
Vendodhja: Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Pozicionin Teknik, kryen shërbimin për riparimin e telefonave dhe tabletave (Celulare, Telefona Fix, Tableta)

Detyra dhe Përgjegjësi:


Merr në dorëzim dhe konstaton defektet brenda afatit te caktuar sipas udhëzimeve që merr nga koordinatori I departamantit;
Evidenton nevojen per pjese kembimi per porosi;
Plotësimi i Formularit për tërheqjen e pjesëve të këmbimit nga Magazina;
Riparimi dhe testimi I produkteve;
Raportimi në kohë mbi statusin e produktit;
Përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar, respektimi I afateve;
Klasifikon produktet e pariparueshem, ndjek procesin e shperberjes dhe selekton pjeset e kembimit qe mund te shfrytezohen;

Kërkesat:


Edukimi: Arsim I larte ose profesional ne Inxhinieri te ndryshme (vecanerisht Elektronike)
Eksperiencat e punës: Te pakten 3 vjet pervoje pune.

Kualifikime të tjera: Aftesi te mira komunikuese ne Shqip & Anglisht.
Aftesi shume te mira te Paketes Office



Aftesi të tjera:



Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
Aftesi shume te mira komunikuese.
Aftesi per te deleguar dhe negociuar.



Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@elektroservis.al ose hr@neptun.al.

Afati I dorëzimit: 15.03.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.