PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Këshilltar Financiar, Dega Kamëz dhe Dega Tiranë



NOA sha
17.02.2016, 14:15
Qëllimi i punës:

Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore.

Detyrat dhe Pergjegjesite e pozicionit:

Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor
Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë
Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë
Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania
Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues
Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës
Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes
Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor
Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura
Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesave.


Kërkesat për pozicionin:



Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar
Aftësi të shkëlqyera në shitje, marketing dhe negocim
Patente drejtimi automjeti.


Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 2 mars 2016. Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.