PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shefe Finance



Tirana Ring Center
04.02.2017, 13:31
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Food Court, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

'Tirana Ring Center' kerkon te punesoje: Shefe Finance.

Detyrat dhe pergjegjesite:

Te pergatise pasqyrat financiare, raportet, analizat, informacionet ekonomiko-financiare periodike dhe vjetore;
Të përgatisë deklarimet mujore dhe vjetore tatimore;
Të përgatisë buxhetin vjetor financiar dhe planin e biznesit të shoqërisë;
Të japë këshillë për ecurinë financiare të shoqërisë dhe për investimet e saj;
Rakordimi me furnitoret, kryerja e pagesave brenda afateve te percaktuara ne kontratat e furnizimeve;
Raportimet on-line liber blerje /shitje , Sigurimet Shoqerore dhe shendetesore , ne Drejtorine Rajonale Tatimore sipas afateve te percaktuara ne ligjin ne fuqi.
Mbyllja e bilancit per dorezim tek organet tatimore dhe dorezimi i tij perpara afatit perfundimtar;
Ndjek pagesat dhe detyrimet financiare ndaj institucioneve shteterore;
Monitoron dhe mban nen kontroll buxhetin e shpenzimeve ;

Kualifikime/ Kërkesa:

Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet.
Të ketë eksperiencë në mbylljen e bilanceve.
Te njohe shume mire legjislacionin fiskal.
Te njohe Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit
Të zotërojë shumë mirë programin Alpha ose Financa 5.
Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme.
Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe Italiane.

Per te aplikuar per kete pozicion pune, ju lutem dergoni Cv-ne tuaj me fotografi ne adresen tone elektronike: hr@ring.al brenda dates 15.02.2017.