PDA

View Full Version : ofroj vend pune Brand Supervisor



Albanian HR Solutions
29.02.2016, 09:03
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur proçesin e selektimit për postin:
Brand Supervisor


Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë kryer studimet e larta (preferohet Fakulteti Ekonomik, Dega: Marketing, Menaxhim ose Turizëm).

• Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune në te njëjtën fushë.

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.

• Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.

• Të ketë leje drejtimi automjeti.
• Të jetë i gatshëm të udhëtojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.



Detyrat që duhet të përmbushë:

• Të promovojë produktet dhe shërbimet që ofron kompania.

• Të ndjekë dhe të transmetojë informacionin e duhur pranë Departamentit të Marketingut.

• Të mbështesë dhe të monitorojë aktivitetet e shitjes dhe marketingut.

• Të jetë pjesë e skuadrës së marketingut nëpër aktivitete të ndryshme promocionale.

• Të mirëadministrojë materialet promocionale të marketingut.

• Të jetë i gatshëm të ndjekë aktivitetet e marketingut edhe jashtë orarit të punës.




Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 07.03.2016.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.



Me ne më të sukseshëm!