PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Junior Software Developer



Bilanc Sh.p.k
12.02.2016, 09:55
Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar qe ti bashkohet Departamentit tone te Zhvillimit duke aplikuar në pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Junior Software Developer

Përshkrimi i punës:
Personi i kërkuar do të angazhohet në projektet aktuale dhe të reja të Bilanc Shpk të cilat mbështeten kryesisht në teknologjitë e mëposhtëme:
· Java / J2EE ( JSF/JSP, Apache Tomcat/JBoss etj)
· Relational Databases (MSSQL,MySQL etj)
· JasperReports

Kualifikime dhe Kërkesa:
· Diplomë Universitare në Informatike, Informatike-Ekonomike (ose dege të ngjashme)
· Përvoja e punës përbën avantazh
· Preferohet eksperience në "Object Oriented Programming"
· Njohje e mirë e gjuhës së programimit Java

Aftësi:

· Aftësi në vendim-marrje
· Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
· Të ketë aftësi analitike
· Të jetë i aftë të punojë në grup

Kompania ofron:

· Trajnim mbi teknologjitë që do të përdoren
· Pagesë të kënaqshme
· Vlerësim në bazë të performancës
· Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
"Aplikim për pozicionin Junior Software Developer", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 01 Mars 2016.

Aplikimi duhet të përmbajë:
· CV-në e kandidatit
· Letër Referencë (opsionale)
· Projekte ku ka marre pjesë (opsionale)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Tel. : +355 4 22 46 561
Cel. : +355 67 60 37 728