PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesuese Shitjesh



Easy Shop Albania
29.01.2017, 21:47
Nese ju mrekullon teknologjia dhe doni te prekni vete risite me te fundit qe teknologjia sjell, ndoshta keni gjetur vendin e duhur per te bere punen qe keni pasion e qe s’do t’ju lodhe kurre. Ne jemi nje biznes i ri qe na pelqen te sjellim gjithcka te re qe teknologjia ve ne dispozicion. 'easy shop' ka nje pozicion te lire si me poshte:

Perfaqesuese Shitjesh - vajze (Aplikoni deri ne dt 2 Shkurt 2017, ora 17:00)

Detyrat kryesore

1. Te reklamoni dhe shisni artikujt qe tregtohen ne dyqan (tech gadgets, smartphone accessories)
2. Te kryeni rimbushje elektronike dhe aktivizoni oferta kryesisht per Vodafone dhe Vodafone M-Pesa dhe disa operatore te tjere (telefoni, ISP),
3. Te informoni klientet per ofertat e ndryshme te operatoreve dhe te jepni asistence per klientet ne konfigurimin e internetit dhe ofertave ne telefonat e tyre etj.
4. Te menaxhoni furnizimet dhe inventarin e stokut

Kerkesa baze per kandidatet:

1. Te dije te shese
2. Te dije te shese
3. Te dije te shese

(nuk ka asnje gabim ne perseritjen me lart)

Kerkesa te tjera:

- Njohje e mire e programit Microsoft Excel
- Njohuri mesatare IT
- Njohuri marketing
- Eksperince ne blerje/shitje online
- Njohuri te mira te gjuhes angleze

Paga: Paga baze eshte 28,000 ALL ne muaj dhe eshte e negociueshme bazuar ne aftesine dhe eksperiencen e kandidateve. Pervec pages baze ofrohet nje skeme shperblyese komisionesh per cdo shitje qe realizohet.

Nese jeni e interesuar ju lutem dergoni nje email prezantues me nje liste te eksperiencave dhe aftesive tuaja tek admin@easy-shop.al brenda dates 2 Shkurt 2017 ora 17.00.

Miresevini tek ‘easy’

Na ndiqni ne Facebook: http://www.facebook.com/easyshopalbania/