PDA

View Full Version : ofroj vend pune Menaxher Salle ( Restorant luksoz )



AlbaPunesim
24.03.2016, 16:20
Agjencia e Punesimit "ALBA PUNESIM" është një agjenci punësimi, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh ne fushen e keshillimit dhe rekrutimit. Ne përdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për të kontribuar në fushën e biznesit privat, dhe për t'ju përgjigjur nevojave të bizneseve, duke u siguruar kandidatet me te mire ne tregun e punes, ne menyre që të funksionojmë si një agjenci me etikë të shëndoshë dhe të përgjegjshëm në punën tonë.

ALBA PUNESIM ka filluar procesin e selektimit te kandidatëve. Per nje klientin e saj, nje rrjet i gjere biznesesh ne fushen e restoranteve, kerkon:



Menaxher Salle ne Restorant


Përgjegjësitë Kryesore:

· Percakton objektivat dhe synimet e pikes duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin, dhe vlerësuar perfomancen ne punën e tyre.
· I komunikon stafit detyrat dhe pergjegjesite ne lidhje me punen per te permbushur objektivat e caktuara.
· Planifikon buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet e barit.
· Inkurajon klientët apo biznese te ndryshme për të organizuar festa dhe evente
· Planifikon dhe organizon aktivitete te ndryshme promocionale.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznes, Hoteleri-Turizem, Marketing etj;
· Përvojë e mëparshme në menaxhim lokali ose menaxhim dyqani jo më pak se 3 vjet;
· Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;
· Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
· Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.
· te kete fleksibilitet ne orarin e punes
· mosha e preferuar 27-40 vjec
· te kete njohuri te mira te gjuhes angleze

Punohet 4 ora paradite dhe 4 ora pasdite

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë kandidatët të dërgojnë CV me foto në adresën: info@albapunesim.al (info@albapunesim.al)
Nese jeni pjese e data base-t te agjencise dhe jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem na kontaktoni ne inbox ose e-mail
*CV pa foto nuk do te merren ne konsiderate
*Percaktoni tek subjekti pozicionin: Menaxher Salle ne Restorant