PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Projekti



Amaro Drom
09.02.2016, 14:23
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”, njofton për një pozicion vakant pune në detyrën "Koordinator Projekti ", pranë zyrave qëndrore në Tiranë.
Sfondi
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom” është një organizatë jo qeveritare, e themeluar ne vitin 1996.
Misioni i Unionit “Amaro-Drom” është i fokusuar në katër fusha kryesore:
- Mbrojtja e Identitetit dhe të Drejtave të komunitetit Rrom.
- Rritja e nivelit të edukimit dhe arsimimit në komunitetin Rrom.
- Përmirësimi i kushteve socio-ekonomike.
- Integrimi i komunitetit kryesisht gjenerata e re në shoqërinë maxhoritare.

Prej Janarit 2014 “Amaro-Drom” është duke implementuar projektin “Përmirësim i qëndrueshëm i jetës së komuniteteve Rome në Shqipëri” të financuar nga We effect. Projekti ka si objektiv “Përfshirjen social-ekonomike të komuniteteve Rome në Lushnje dhe Berat dhe fuqizimin e Amaro-Drom”. Projekti do të realizojë objektivin e tij përmes një sërë aktivitetesh që do të synojnë: I) Rritjen e kapacitetit të Amaro Drom në zhvillim biznesi dhe shërbime për menaxhimin e projektit; 2) Rritjen e ndërgjegjësimit në komunitetet pjesmarrëse për mundësitë e rritjes së të ardhurave dhe biznesit në të dy rajonet. 3) Përmirësim i aftësive planifikuese dhe menaxhuese të bizneseve. 4) Përmirësimin e njohjes dhe shfrytëzimit të teknologjive bujqësore prodhuese; 5) Rritjen e kapacitetit dhe aftësive të komuniteteve në formim profesional. 6) Përmirësimin e lobimit, avokimit dhe rrjetëzimi në nivel kombëtar i organizatave Rome dhe antareve të Forumit Rom. Çështja gjinore do të trajtohet me prioritet gjatë implementimit të projektit.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese për këtë pozicion pune janë si më poshtë:

1. Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale;
2. Të ketë eksperiencë të mëparshme pune në organizata të shoqërisë civile;
3. Të ketë aftësi të mira analitike dhe në pregatitjen e raporteve narrative;
4. Të ketë aftësi shumë të mira koordinimi dhe komunikimi;
5. Të ketë njohuri shumë të mira të mira gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur).
6. Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit
7. Të jetë i/e përkushtuar dhe i/e aftë të përballojë ngarkesën në punë.

Janë të mirëpritur të gjithë personat e interesuar, të dorëzojnë CV-të e tyre në adresën elektronike amarodrom@abissnet.al deri më datë 15.02.2016, ora 16:00.
Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen për një intervistë.