PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu



Soft & Solution
12.05.2016, 10:05
Pozicioni i punës: Specialist Marketingu

Përshkrimi i punës:
Soft & Solutions kërkon të punesoje nje specialist marketingu të vetë motivuar, bashkëpunues , me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Aftësitë e kërkuara:

- Të kenë mbaruar bachelorin
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi në përgatitjen e dokumentave teknike
- Njohuri fillestare ne HTML/CSS/JavaScript
- Nuk është e domosdoshme eksperienca e mëparshme
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
- Ndershmëri dhe integritet
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup
- Aftësi për të punuar në një ambient energjik


Avantazh do të kenë aplikantët që:

- Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8.
- Kanë njohuri të mira mbi InDesign, Photoshop, Adobe Illustrator

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

- CV me foto
- Letër motivimi
- Diplomë dhe listë notash

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

Mirëpresim aplikimet tuaja në: rekrutime@softsolution.al
Më tepër informacion mbi kompaninë tone mund të merrni në faqen zyrtare:
http://softsolution.al/wp-content/uploads/2015/08/logov5_small1.png
http://softsolution.al/jobs/apply/4870/