PDA

View Full Version : Tirane, oferte City-tour Greqi Meteora Kalabaka 2 70 Euro



Fani Travel & Tours
08.02.2016, 12:29
DITA E PARE
Takimi dhe nisja në orën 06:00 nga Tirana pran zyrave tona duke iu drejtuar pikës kufitare të Kapshticës. Gjate rruges do bejme ndalesa te shkurtra per kafe . Pas mbarimit te procedurave doganore, i drejtohemi Kosturit . Aty do te ndalojme per te ngrene dreke (kjo nuk perfshihet ne program) . Pas dreke i drejtohemi Manastireve ne Meteora të Kalambakës. Atje ku ‘Vendi ndodhet ne mes të Ajrit ’ ky qytet është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Meteora e njohur për bukuritë natyrore dhe për numrin e manastireve të ndërtuara që në shek XI dhe afreskeve brenda tyre, quhet dhe si vendi i gurëve të shenjtë dhe për këtë arsye vizitohet nga një numër i madh turistësh.Mberritja ne Hotel akomodimi dhe me pas darka e organizuar nga agjensia . Pas darkes mbremje te lire duke pasur rekomandime nga agjensia per mbremje me muzike live ose Buzuk .
DITA E DYTE
Pas mengjesit ora 09:00 behemi gati për në Manastiret Meteora të Kalambakës ku do të vizitohen pika si: 1.Manastiri Meteoran i madh (i themeluar në shek XIV më i madhi i gjithë manastireve) 2.Manastiri Varlam (manastir i cili i përkushtohet të gjithë shënjtoreve) 3. Manastirin Rousanou( i cili i përkushtohet Shën Barbaras), 4.Manastiri i Anapausas(ky manastir përshkruan skena të tilla si mundimet e krishtit, virgjeresha Mari duke u falur, liturgjia e engjëjve dhe të gjykimit te fundit) 5.Manastirin e Shën Stefanit (I cili është nje kishë e vogël) 6.Manastirin Triniti (i cili ndodhet në krye të shkëmbinjve).
Të gjithë këto manastire ndodhen mbi shkëmbinj të arritshëm nëpërmjet shkallëve.
Në cmim përfshihen:
· Akomodimi në Hotel me mëngjes dhe darkë.
· Transporti me autobus komod në të gjitha pikat e lartpërmendura.
· Pagesat rrugore dhe doganore.
· Shoqëruesi i agjensisë përgjatë gjithë udhëtimit.
Në cmim nuk përfshihen:
· Pagesat e telefonit minibarit në dhomat e hotelit si dhe të pijeve në restorantet e hoteleve.
· Drekat.
· Pagesat për hyrjet në muze ose në pikat turistike ku aplikohet pagesë.


Tel. : 042467594

Cel. : 0695757133