PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Greqi Pranverë në Janinë dhe Meteora, 3 Ditë €79



Sole Travel & Tours
06.02.2016, 15:54
Dita e Parë, 12 Mars 2016: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobus për në Janinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalim nga Pika kufitare e Kakavisë dhe do drejtohemi drejt Janinës, kryeqendrës së Epirit. Vizitë panoramike e Janinës, ku do vizitohen: Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret, Sinagoga dhe Xhamitë e vjetra. Sistemimi dhe akomodimi në hotel në Janinë.
Dita e Dytë, 13 Mars 2016: Mengjesi në hotel. Paradite do te nisemi drejtë zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe është pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Gjatë pasdites do të shkojmë drejt Kalabaka ku do të kemi edhe qëndrimin për këtë ditë. Për darkë do të qëndrojmë në Kalabaka. Vazhdim drejt hotelit për t’u akomoduar.
Dita e Tretë, 14 Mars 2016: Mëngjesi në Hotel. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë, nëpermjet pikes kufitare të Kapshticës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Në pagesën 79 Euro përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi në hotel me 3 yje,
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Janine dhe Meteora me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit