PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik



Infosoft Group
04.02.2016, 20:14
Infosoft Systems shpk, kerkon te punesoje:



Teknik


Pershkrimi i punes:

Puna konsiston ne montime, instalime, kabllime, te shprehura sipas detyrave teknike me poshte. Punonjesit mund t’i kerkohet pjesemarrja ne sherbime ne kliente te alokuar ne Tirane ose ne rrethe, ne varesi te projektit te asenjuar. Projektet ne rrethe perfshijne levizje te shpeshta, me orar te zgjatur, ose edhe me fjetje per nje periudhe disa javore.

Detyra dhe Pergjegjesi:

1. Shtrimi, testimi dhe lidhja e kabllove: Shtrimi i kabllove te rrjetit, lidhja e tyre ne pajisjet fizike duke perfshire rrjetat Datacenter, WAN, LAN te cilat do te mundesojne komunikimin ne rrjet. Testimi i konektivitetit ne kabllot e shtrira per te garantuar nje performance sa me te mire te sistemeve, si dhe lidhjen e kabllove te energjise.

2. Ndertim rrjeti fizik kompjuterik dhe elektrik: Dizenjimi i rrjetit fizik, preventivi i materialeve dhe veglave te nevojshme te punes, ndertimi i nje rrjeti fizik kompjuterik dhe elektrik.

3. Montimi i rack-ut dhe i pajisjeve ne rack: Montimi i nje rack-u nga nje madhesie te vogel 6U e deri ne 42U. Qepje e racku-t me patch-panele, evidentim dhe etiketim per cdo kabell. Montimi fizik I pajisjeve ne rack, si servera, storage, UPS, Switch, PDU, etj. Krijimi i redundances brenda rack-ut per rrjetin elektrik.

4. Relokime per datacenter: Evidentim dhe plan etiketimi, transferim i kujdesshem i pajisjeve, sipas planit te punes.

5. Instalimi, konfigurimi dhe asemblimi i pajisjeve hardware: Instalimi, asemblimi dhe konfigurimi i komponenteve / pajisjeve hardware, ndjekja me perpikmeri e manualeve instaluese te pajisjeve hardware.

6. Instalimi dhe konfigurimii Sistemeve Operative: Instalimi i sistemeve operative windows /linux dhe konfigurimi i funksioneve baze (vendosja eadresave IP, hostname) sipas udhezimeve te pergjegjesit teknik.

7. Mirembajtja dhe riparimi I pajisjeve hardware: Nderrimi i pjeseve sipas udhezimeve dhe ne mbikqyrje nga nje nivel me i larte teknik.

8. Dokumentimi dhe raporte instalimi: Dokumenton ne menyre te sakte dhe te paster lidhjen e kabllove te rrjetit, instalimin e pajisjeve ne rack, lidhjen e kabllove te energjise, pozicionimin e pajisjeve ne hapesire gjeometrike.

9. Keshillim Teknik: Keshillohet me klientin ose me grupin inxhinierik, si dhe ndihmon me keshilla palet e interesit qe lidhen me ekspertizen e tij.

Njohuri:

- Njohuri bazike ne rrjeta, kryesisht TCP/IP
- Njohuri bazike ne sistemet operative Microsoft Client/Server
- Njohuri bazike ne paketen Microsoft Office
- Njohuri bazike ne pajisjet IT hardware
- Njohuri bazike te lidhjeve elektrike
- Njohje dhe perdorim profesional i veglave specifike per kabllime / instalime, si psh: testues rrjeti, qepes prize rrjeti, pinca rrjeti, trapano, etj
- Aftesi shume te mira komunikuese me klientet dhe grupin e punes
- Te jete fleksibel, praktik dhe me deshire per te udhetuar

Kërkesat per kandidatet:

· Diplome e mesme teknike.
· Eksperience e meparshme pune ne poste te ngjashme

Aftesite Fizike dhe Disponueshmeria

- Te jete i afte te mbaje pesha deri ne 30 kg.
- Te jete i disponueshem per te udhetuar jashte Tiranes per periudha disa javore.
- Te kete patente te klasit B

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al (humanresources@infosoftgroup.com.al)

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e ted henave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.