PDA

View Full Version : MUNDËSI FORMIMI PROFESIONAL DHE PUNËSIMI si Programues Softueri



IkubINFO shpk
18.02.2016, 14:55
MUNDËSI FORMIMI PROFESIONAL DHE PUNËSIMI


Qendra e Formimit Profesional – Akademia ikubINFO


Shoqëria ikubINFO do të zhvillojë programin “Akademia ikubINFO 2016”, një program formimi professional 3-6 mujor për studentët e vitit të tretë të studimeve të ciklit bachelor dhe vitit të parë dhe dytë të ciklit master, në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike, apo degë të ngjashme.
Përmes këtij programi, kompania synon zhvillimin e aftësive programuese të kandidatëve në metodologjitë dhe teknologjitë që përbëjnë state-of-the-art të industrisë botërore të zhvillimit të software, me qëllim të mëtejshëm punësimin e tyre pranë kompanise ikubINFO.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi që të trajnohen në një mjedis profesional duke përfituar nga ekspertiza e specialistëve më të mirë të shoqërisë ikubINFO, të cilët do të udhëheqin procesin e përgatitjes. Studentët do të kenë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete, zhvillimin e projekteve konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë Microsoft dhe JAVA. Oraret e kursit do të përshtaten sipas kërkesave dhe mundësive të studentëve.
Bazuar në literaturën bashkëkohore, tematikat që do të trajtohen mbi teknologjitë përkatëse Microsoft dhe Java janë si më poshtë:

Njohuri mbi gjuhën C# dhe platformën .NET
Njohuri mbi gjuhën Java
Konceptet themelore në Programimin Object Oriented (OOP)
Njohuri bazë mbi HTML/CSS/JS
Njohuri bazë nga Sistemet e Bazave të të Dhenave
Njohuri mbi ndërtimin e aplikacioneve Web me anë të ASP.NET
Njohuri mbi ndërtimin e aplikacioneve Web në Java (core servelets and jsp)
Njohuri bazë mbi teknologjitë e progamimit mobile


Në fazën e fundit të programit, synohet çertifikimi i studentëve, me dhënien e provimeve online për Microsoft .NET dhe Java

Në fund të kursit të gjithë studentët do të pajisen me një certifikate të njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Të interesuarit janë të lutur të aplikojnë duke plotësuar pyetësorin deri më 20.02.2016, në adresën:
https://docs.google.com/forms/d/1hGUbËjyje3QVnHeRQHNxKyh2jzUIz7TiICFEdOAh8r8 (https://docs.google.com/forms/d/1hGUbWjyje3QVnHeRQHNxKyh2jzUIz7TiICFEdOAh8r8)



*** Disa nga specialistët tanë më të mire sot, kanë qënë studentë të Akademisë ikubINFO ***